Aktuale

Nasim Haradinaj e çuan 'palaço' ambasadorin amerikan

Nasim Haradinaj e çuan 'palaço' ambasadorin amerikan
16 gusht 2018 • 19 : 13

Lexo detajet

Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës, ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me kërcënimet që çuan prokurorin special Elez Blakaj drejt dorëheqjes.

“Nuk dua te prejudikoj dhe më vjen keq nëse i ka ndodhur ajo prokurorit Blakaj, mirëpo nuk besoj se Blakaj është frikësuar”.

“Nuk e besoj që ai ka qenë naiv. Kur e ka pranuar lëndën ka pas njohuri se çka po merr në dorë. Unë uroj që rasti Blakajt që mos jetë rast që kjo çështje të përfundojë, e të mos këtë guximin askush që të marrë rastin”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ndërsa duke folur për deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Greg DelaWie se dorëheqja e Blakajt është e dhimbshme, Haradinaj e ka quajtur atë ‘palaço’.

“Pse nuk e mbrojti pra ai ambasadori (Delawie) palaço prokurorin Elez Blakaj. Ai i dinë krejt, është dashtë me e mbrojt edhe atë sikur po bëjnë në tërë botën”, ka thënë Haradinaj, shkruan lajmi.net.

E këtë deklaratë e ka quajtur turpruese Ilir Ibrahimi, analist politik.

LEXO EDHE: Haradinaj: Në listën e veteranëve figurojnë 150 persona të cilët gjatë luftës ishin 10 vjeç

Ja çfarë shkruan ai:

Dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë kanë rrezikuar dhe sakrifikuar për çlirimin e Kosovës. Ata jane të regjistruar dhe dihen me emër e mbiemër. Ata nuk presin ndonjë benefit, pension, shpërblim, favor nga Kosova. Ata e kanë bërë detyrën të cilën ua ka kërkuar vendi I tyre.

Por ata veteranë amerikanë nuk e meritojnë që udhëheqësi i veteranëve të Kosovës të ua etiketojë ambasadorin si palaço në një studio televizive.

Dua të besoj që në mesin e atyre që e meritojnë me të vërtetë emrin veteran ka nga ata që e ruajnë virtytin e mirënjohjes ndaj një vendi që në momentet më të vështira i dërgoi bijtë e vet për të luftuar krahë për krahë me ta.

Ambasadori përfaqëson shtetin. Ambasadori Amerikan përfaqëson Amerikën.

Kur i thua ambasadorit palaço, ashtu e quan gjithë popullin amerikan. Turp Turp

© zëri.info