Pamje nga Suhareka, kështu po u del në ndihmë FSK-ja qytetarëve

Aktuale August 16, 2018 - 19:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qyteti i Suharekës është prekur mbrëmë nga vërshimet e shiut, shkruan “Zeri.info”.

Si pasojë e vërshimeve të mëdha janë lënduar edhe 8 persona, përderisa dëmet materiale janë të shumta.

Pas kësaj situate edhe kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga FSK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme që të reagojnë për të parandaluar rreziqet e mundshme, përcjell “Zeri.info”.

Thirrjes së se kryeministrit i është përgjigjur FSK-ja, ku forca të shumta i kanë dalë në ndihmë qytetarëve.

Është zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i cili e ka bërë të ditur këtë gjë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Ramadanit pa ndërhyrje:

FSK në mbështetje profesionale për Suharekën pas vërshimeve

Vizitova Suharekën pas vërshimeve të mbrëmshme, që kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në mbështetje të Komunës dhe qytetarëve të Suharekës, pjesëtarët e FSK-së ofrojnë shërbimin profesional pas vërshimeve të mbrëmshme.

Kemi pranuar kërkesën e Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, dhe me vendim të Kryeministrit Haradinaj, institucionet qendrore kanë reaguar në formë të koordinuar.

Në Suharekë erdhi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

Image

Image

Image

Image

Image