Tomë Gashi: Elez Blakaj duhet të hakmerret ndaj atyre që e detyruan të jap dorëheqje

Aktuale August 16, 2018 - 18:15
Lexo detajet

Prokurori Special, Elez Blakaj dje ka dhënë dorëheqjes nga pozita e prokurorit special. Arsyet e dorëheqjes ende nuk janë zyrtare por po përflitet që shkaktarë janë kërcënimet që i janë bërë Blakajt pasi që i njëjti ka qenë duke hetuar rastin e Listave të Veteranëve të Luftës, shkruan “Zëri.info”.

Pas kësaj dorëheqja kanë filluar reagimet si ka prokurorë tjerë, krerë institucional, avokatë e pjesëtarë të shoqërisë civile.

I fundit ka qenë reagimi nga avokati Tomë Gashi i cili në reagimin e tij ka thënë që Blakaj duhet të hakmerret ndaj atyre që e kanë detyruar të jap dorëheqje.

LEXO EDHE: Prokurori Sylë Hoxha lajmërohet vullnetarisht: Ma jepni lëndën e veteranëve, e çoj deri në fund

Ja reagimi i plotë i Gashit:

Prokurori Elez Blakaj duhet te "hakmerret" ndaj atyre qe e detyruan te japë dorëheqje.!

Një nder Prokuroret me profesional ne Kosove z.Elez Blakaj ka dhëne dorëheqje nga pozita e tij i detyruar nga ata te cilët i ka hetuar dhe duket se edhe ka ngritur aktakuze kundër tyre për krime tepër serioze.

Ne interes te shtetit te Kosovës dhe te drejtësi Prokurori Blakaj do te duhej qe te gjente mundësi t’i beje publike emrat e atyre te cilët i ka hetuar për keqpërdorime-çfarëdo lloje qofshin dhe posaçërisht për ato qe ndërlidhen me listat e ish-pjesëtareve te UCK-se

Dihet se një numër jashtëzakonisht i madhe i tyre përfitojnë ne mënyrë te rrejshme dhe mashtruese para nga buxheti i Kosovës e qe kurrë nuk kane qene pjesëtarë te UCK-se por kane qene dhe janë mashtrues ordinere.

Jo shume larg publikoheshin ne Media edhe ata te cilët nuk e paguanin energjinë elektrike apo shpenzimin e ujit dhe te ngjashme.

Keshtu qe, Prokurori Blakaj do te duhej qe t’i bënte publike emrat e atyre qe i kane bere presion për te dhënë dorëheqje nga Sistemi Juridik i Kosovës dhe kështu i bene përfundimisht një shërbim te mire Kosovës si shtet,UCK-se dhe drejtësisë ne përgjithësi.

Sepse ata persona qofshin zyrtare shtetërore apo politik ,apo ish eprore te UCK-se do te përballen me një Prokuror tjetër për presionet qe ia kane bere atij dhe përfundimisht do te njollosen aq shume sa qe ndikimi i tyre do te eliminohet përjetësisht ndaj atyre te cilët punojnë për drejtësi.

Prokurori Elez Blakaj e ka për obligim te “hakmerret” ndaj tyre duke i bere publike emrat e te hetuarve, te akuzuarve dhe atyre qe i kane bere presion ta leje punën e tij qe e ka bere me shume sukses.

Kete z.Elez Blakaj i’a ka borxh dhe atyre qe e kane ndihmuar ne shkollimin dhe profesionalizmin e tij te cilin askush asnjëherë nuk e ka vene ne dyshim duke përfshirë edhe veten time si Avokat ne raste te punës se tij si Prokuror për vepra penale te krimeve tepër te renda duke përfshire edhe veprat penale te krimeve te luftës.

Prokurorin Blakaj unë dua ta mbaje ne mend si prokuror te dijshëm, me shkathtësi te veçanta juridike, te guximshëm dhe për këto arsye aj duhet te "HAKMERRET". /ZËRI