Ahmeti: LVV s’po do të lë derë për bashkëpunim

Aktuale August 16, 2018 - 13:43
Lexo tjera detaje

Kryetari i PSD-së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një interviste të dhënë për “Zërin” ka folur edhe për zhvillimet në kuvendin komunal në Prishtinë, me ç’rast ka thënë se LVV ka bërë sulme të vazhdueshme ndaj PSD-së.

Por pavarësisht kësaj, Ahmeti ka thënë se ia ka dalë që t’i përmbushë të gjitha pikat që kanë qenë në orar.

Me këtë rast, ai ka thënë se çdo gjë është duke shkuar sipas planeve.

Ndër të tjera Ahmeti ka folur edhe për autobusët e rinj, se kur do të vijnë ata në Prishtinë.

Shikojeni videon më poshtë: