Aktuale

Mungesa e konsensusit mes partive mund ta çojë vendin në zgjedhje deri në fund të vitit

Mungesa e konsensusit mes partive mund ta çojë vendin në zgjedhje deri në fund të vitit
15 gusht 2018 • 22 : 02

Lexo detajet

Mungesa e konsensusit politik për zgjedhje, mund të rezultojë me një ngërç politik, e vetëm pastaj të mund të organizohen zgjedhjet e reja. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.

Mospajtimet për dialogun me Serbinë, mund ta çojë në bllokadë politike vendin.

Kështu thotë për RTV Dukagjinin profesori i Shkencave Politike, Bekim Baliqi.

“Dyshoj se do të arrihet një konsensus mes forcave politike në Kosovë. Pastaj do të varet prej mënyrës se si do të zhvillohen negociatat mes subjekteve politike. Nëse nuk ka një bashkëpunim mes institucioneve, gjasat janë që të ketë një krizë të re politike”, thotë Bekim Baliqi – profesor i Shkencave Politike.

E, si rezultat i kësaj, mund të kemi edhe zgjedhje brenda këtij viti.

“Nëse negociatat fillojnë dhe nuk ka një koordinim apo bashkërendim mes institucioneve, së paku në parim të merren vesh për llogaridhënien në këtë proces, sepse mundë të ketë një krizë e cila mund të dërgojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare gjatë vjeshtës, apo në fund të vitit”, shton më tej Baliqi.

Jemir Bakija, nga Demokracia Plus, thotë se partitë kanë humbur besimin te njëra-tjetra prandaj mungon edhe konsensusi mes tyre.

“Nuk duket se do të ketë një konsensus sepse mungon besimi në mes të pozitës dhe opozitës. Pa pasur besim mes tyre nuk mund të ketë konsensus”, thotë Jetmir Bakija nga Demokraca Plus.

Mirëpo sipas tij nëse veç mund të ketë zgjedhje atëherë partitë do të duhej garonin për platformën më të mirë në dialog, e jo për tjetër. Raundi i ri i bisedimeve në Brukes mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar të filloi në shtator, në atë që është quajtur edhe si faza finale e dialogut mes dy shteteve.

© zëri.info