BE-ja ende nuk ka marrë draftin e Asociacionit

Aktuale August 15, 2018 - 21:40
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Bashkimi Evropian ende nuk e ka marrë draft-statutin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zyra e përfaqësueses së lartë për politika të jashtme Federica Mogherini, i ka thënë RTK-së se nuk e di përmbajtjen e Asociacionit.

Por ka theksuar se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 dhe marrëveshjet e gushtit 2015 janë bazë për punën e Ekipit Menaxhues, duke mos përmendur mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ditë më parë kryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Avni Arifi kishte thënë për lajmi.net se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë thirrje nga BE-ja.

Ndryshe sipas disa raporteve që kanë qarkulluar në media, stafi për hartimin e draftit të Asociacionit kanë dhënë edhe kompetenca ekzekutive kësaj marrëveshje.

Duke hedhur dilema mbi kushtetutshmërinë bashkësisë së komunave me shumicë serbe.