Bëhuni gati! Këto janë temperaturat deri në fundjavë

Aktuale August 15, 2018 - 20:31
Lexo detajet

Ditëve në vijim gjatë javës, por edhe në vikend mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe shi.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 29C.

16.08-17.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

18.08 – Paradite mot kryesish me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

19.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për shtrëngata të shpërndara me shi.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 29C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale. 

Image