Thaçi e cilëson Xhaferin njërin ndër politikanët më të mëdhenj shqiptarë

Aktuale August 15, 2018 - 17:33
Lexo detajet

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar politikanin dhe intelektualin Arbën Xhaferi, me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së tij.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar rolin e Xhaferit në pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Gjashtë vjet më parë u nda nga jeta njëri nga politikanët dhe intelektualët më të mëdhenj të botës shqiptare, Arbën Xhaferi. Kontributi i tij si lider i shqiptarëve të Maqedonisë për avancimin e të drejtave të tyre ishte i jashtëzakonshëm. Arbën Xhaferi do të kujtohet si politikan që sintetizoi me urtësi mendimin politik modern mbi një platformë pozitive kombëtare”, ka shkruar Thaçi.