Ja sa orë duhet të prisni në Merdare

Aktuale August 15, 2018 - 16:45
Lexo detajet

Kolonat e gjata dhe pritjet disa orëshe po vazhdojnë edhe sot në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Qytetarë që po presin në pikëkalimin kufitar të Merdarës, e të cilët kanë dërguar foto në redaksi, kanë thënë për Indeksonline se kanë mbetur në vetura duke pritur tash e katër orë.

Ata janë ankuar se po malltretohen duke pritur, kurse fëmijët e vegjël nuk po durojnë të qëndrojnë në temperatura të larta.

Se pritjet janë të gjata e dëshmojnë edhe të dhënat në faqen zyrtare të MPB-së, Qendra kombëtare për menaxhim kufitar, ku thuhet se pritjet në hyrje të Merdarës janë 20-25 minuta, kurse në dalje deri në pesë orë e gjysmë, transmeton Indeksonline.

Derisa në hyrje kolonat janë të gjata 50 metra, në dalje janë deri në 4500 metra apo 4 kilometra e gjysmë.

Pikë tjetër më e ngarkuar pas Merdarës është Mutivoda me dy orë pritje në dalje dhe me 1200 metra kolonë të gjatë.

Sipas të dhënave, pikëkalimet tjera kufitare janë më pak të ngarkuara dhe pritjet janë deri në 20 minuta maksimuni. 

Image