Ahmeti emëron këshilltar vëllanë e kryetarit të Kamenicës

Aktuale August 15, 2018 - 12:41
Lexo detajet

Gëzon Kastrati, vëllai i kryetarit të Kamenicës, Qendron Kastrati është emëruar këshilltarë i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gëzon Kastrati ka qenë një ndër aktivistët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për shumë vite, por më largimin e disa autoriteteve nga kjo parti edhe ai i ishte bashkangjitur vëllait të tij Qëndronit, i cili në zgjedhjet e fundit lokale është emëruar kryetar i Kamenicës, shkruan lajmi.net.

LEXO EDHE: Këto janë përfitimet e Serbisë me shkëmbimin e territoreve

Gëzoni është emëruar si këshilltar nga Shpend Ahmeti me datë 13 gushtë.

Ndërkohë, në fund të janarit të këtij viti, Gëzon Kastari kishte dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, Me anë të një paraqitje në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati kishte akuzuar krahun e Albin Kurtit lidhur me përzgjedhjen e udhëheqësve të VV-së në Prishtinë.

Image