Gjashtë vjet nga vdekja e Arbën Xhaferit

Aktuale August 15, 2018 - 12:14
Lexo detajet

Sot janë bërë gjashtë vite nga vdekja e politikanit dhe veprimtarit shqiptar nga Maqedonia Arbën Xhaferit, shkruan “Zëri.info”.

Xhaferi ka lindur më 24 janar 1948 në Tetovë ku edhe e ka kryer shkollimin fillor. Arsimin e lartë e ka përfunduar në fushën e filozofisë në Beograd.

Më pas Nga viti 1975 deri në vitin 1990 ka punuar  në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Nga mesi i viteve 1990 nga regjimi i Millosheviqit ai është përjashtuar nga Televizioni, ku ka filluar punë në të përjavshmen “Koha”, pastaj në “Forum”, e cila drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media tjera shqiptare e edhe në gazeta prestigjioze në botë.

Xhaferi ishte udhëheqës i Partisë Demokratike Shqiptare qysh nga viti 1994, ku arriti ti fitojë edhe zgjedhjet parlamentare në vitin 1998 për ta lënë këtë parti në vitin 2007 e ku zëvendësohet nga Menduh Thaçi.

Arben Xhaferi ka ndërruar jetë me 15 Gusht 2012, rreth orës 16:00 si pasojë e hemorragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë. /ZERI

Image