Hoti reagon pas deklaratës së Merkel

Aktuale August 15, 2018 - 11:28
Ja çfarë thotë Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mirëpritur deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila tha se kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm, raporton “Zeri.info”.

Hoti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se e ka mirëpritur deklaratën e kancelares Merkel dhe ka kërkuar që pas deklarimit të saj, ka kërkuar që të ndalen personat në Kosovë dhe Serbi që po e promovojnë idenë e shkëmbimit të territoreve, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Hotiti pa ndërhyrje:

E kam mirepritur deklarimin e qarte te Kancelares Merkel kunder ndryshimit te kufinjve.

Pres qe pas ketij deklarimi, si dhe te deklarimeve te disa qeverive te tjera, te ndalen personat ne Kosove e Serbi qe po promovojne kete ide, te cilat padyshim se po e bejne ne menyre te koordinuar.

Ne dhjete vjetorin e pavaresise se Kosoves, kjo ide e ka nxjerre ne pah pasigurine politike te krejt Ballkanit Perendimor.

Kjo padyshim se do te shtyeje proceset euro integruese te rajonit, por do te ndikoje edhe ne perkeqesimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, duke e renduar jeten e qytetareve.

E mira eshte se ne Kosove tanime eshte krijuar masa kritike e spektrit politik per te mos lejuar eksperimente te tilla qe po behen per hesape personale.

Megjithate, ajo qe tanime ka ndodhur eshte dergimi i sinjaleve te paqarta tek miqte tane dhe tek shtetet qe ende nuk na kane njohur lidhur me ate se cfare duan qytetaret e Kosoves.

Kjo e ka futur ne qorrsokak diplomacine tone dhe ate te vendeve mike, qe ka rezultuar me stopim te plote te integrimit te Kosoves ne mekanizma nderkomebtare ku ka qene e mundshme, si dhe ka stopuar plotesisht njohjet e reja.