Deda: Thaçi po mendon sikurse Millosheviqi e Tugjmani

Aktuale August 14, 2018 - 19:43
Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, edhe një herë ka dalë kundër idesë së presidentit të vendit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, përcjell “Zeri.info”.

Ai madje, idenë e Hashim Thaçit e ka krahasuar të njëjt me atë të Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman, kur thoshin se “Perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale për ndryshim kufijsh” në ish-Jugosllavi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Deda ka thënë se, kufijtë do të mbesin ashtu siç janë dhe nuk do të lëvizin, madje sipas tij, presidenti Hashim Thaçi nuk do të jetë akter i procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Dedës pa ndërhyrje:

Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njejtë si Thaçi sot, që “Perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale për ndryshim kufijsh” në ish-Jugosllavi.

Pas gjithë atyre viktimave, shkatërrimeve dhe krimeve më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore, kufijtë mbetën ashtu siç ishin. Të tillë edhe do të mbesin.

E Thaçi, as që do të jetë akter në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.