Mblidhen forcat serbe në Bujanoc?

Aktuale August 14, 2018 - 19:05
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se ka informacione që është rritur prania e xhandarmërise serbe në Bujanoc.

Këtë deklaratë e dha pas deklaratave për bashkimin e Luginës të presidentit, HashimThaçi.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Po, është e vërtetë. Ka dukje të xhandarmërisë serbe në rrugë. Po ashtu, në disa vendbanime kanë dalë dhe po e kontrollojnë trafikun. Dy ditët e fundit janë tërhequr paksa, por ka lëvizje”, ka thënë Kamberi.

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin serb tha ditë më parë se shqiptarët e Bujanocit kërkojnë që e drejta e shprehur nga popullata shqiptare të gjendet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.