Thaçi: Lehtë është të kritikosh, le të marrin përgjegjësi për dialogun

Aktuale August 14, 2018 - 18:51
Lexoni më shumë detaje

I pari i vendit Hashim Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë kritikëve të procesit të dialogut Kosovë-Serbi që t’i bashkohen ekipit negociues madje edhe ta udhëheqin atë.

“Në qoftë se dikush mendon se mund të rregullojë çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, jam i gatshëm ta mbështesë fuqishëm dhe të jem në ekipin e tij, vetëm le të marrin përgjegjësi”.

LEXO EDHE: Thaçi: Të flitet për luftë është anakronike

“Lehte është të kritikosh, por është shume vështirë të marrësh përgjegjësi”.

Gjatë një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, Thaçi foli edhe për mundësinë e udhëheqjes së dialogut Avdullah Hoti i LDK-së.

“E ftoj Hotim me të gjitha kredencialet e famshme kombëtare dhe ndërkombëtare që i ka, vetëm le të tregojë përgjegjësi. Kam punuar me të s’kemi asgjë në raport personal”.

“Nëse mendon se mund të bëhet me shpejt, më mirë, më mrekulli dhe se ka dobësi le të vijë t’i eliminojë dobësitë e ta udhëheqë procesin. Vetëm duhet të jap garancë që në këtë proces do të përfshihet Presheva, Medvegja e Bujanoci. Ai edhe ashtu po thotë se janë tonat, le të na tregojë formulën”.

Thaçi ka vlerësuar se çdo marrëveshje e mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet të marrë pëlqimin e qytetarëve përmes referendumit.

Ai gjithashtu tha se për herë të parë po konsiderohen kërkesat e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, përderisa theksoi se nuk do të lejojë ndarjen e shkëmbimin e territorit.

Sipas presidentit korrigjimi i kufirit është zgjidhja e duhur përmes së cilës do të evitohej “bosnjëzimi” i Kosovës apo krijimi i një “republike srpska”. /KlanKosova/