Thaçi: Të flitet për luftë është anakronike

Aktuale August 14, 2018 - 18:48
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë edhe një herë se do ta shtyjë përpara idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Në të njëjtën kohë ai ka thënë se nuk do të lejojë që të ndodhë ndarje e Kosovës, të ketë shkëmbim territoresh apo ‘bosnjëzim’ të Kosovës.

LEXO EDHE: Thaçi: Jam kundër lëvizjes së kufijve, por për korrigjimin e tyre

Dhe të gjitha këto sipas tij do të bëhen vetëm përmes procesit paqësor – marrëveshjes së arritur me Serbinë në Bruksel.

“Të flitet për luftë është anakronike, e paqëndrueshme dhe presion mbi qytetarët”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

Duke theksuar se koha e luftërave për kufij i përket së kaluarës, ai ka shtuar se nuk do të lejojë lëvizje të tyre, por që do të bëhet vetëm korrigjim.

Fjalën “luftë” kur është përmendur çështja e ndryshimit të mundshëm të kufijve, e ka përmendur kryeministri aktual, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë “opsioni për ndryshim të kufijve është thirrje për luftë”.