Kolegji ISPE thërret konferencë për media

Aktuale August 14, 2018 - 18:26
Lexoni më shumë detaje

Përfaqësuesi i Kolegjit ISPE, Avni Mazreku ka paralajmëruar se më 16 gusht duke filluar nga ora 14:00, do të mbajë konferencë të radhës me gazetarë.

Ai përmes një njoftimi bënë të ditur se në këtë konferencë do të publikohen letrat që Kolegji ISPE, do t’i dërgojë në ENQA dhe EQAR (dy institucione të arsimit), lidhur me mosakreditimin e programeve të këtij Kolegji.

Gjithashtu ata paralajmërojnë se në javën e ardhshme do të mbajnë sërish konferencë, ku thonë se do e bëjnë publik kallëzimin penal ndaj ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Komunikata e plotë e Kolegjit ISPE:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ftoheni në konferencën e radhës për media të Kolegjit ISPE, ditën e enjte, datë 16 gusht 2018, ora 14:00,

Ashtu siç edhe kemi premtuar javën e kaluar se letra që do t’i dërgohet ENQA dhe EQAR (dy institucioneve të rëndësishme evropiane)  paraprakisht do të publikohet dhe do të jepet mundësi që i gjithë spektri institucional, komuniteti akademik dhe i medias në Kosovë të komentojnë apo reagojnë në lidhje me tekstin e letrës  dhe faktet e paraqitura në letër që kolegji ISPE do ti dërgoj në  ENQA dhe EQAR.

Ndërsa në javën tjetër po ashtu do të organizohet Konferenca tjetër për media ku Kolegji ISPE do të bëjë publike edhe kallzimin penal që i ka bërë Ministrit të Arsimit, z. Shyqiri Bytyqi, Kryetarit të KSHC-së z. Gazmend Luboteni dhe zyrtareve të tjerë të KSHC-së.

Faktet lidhur për dëmin që i’a ka shkaktuar këtij kolegji, duke shkelur çdo ligj në fuqi, edhe kjo ka qenë premtim i bërë në konferencën e javës së kaluar.

Po ashtu në këtë konferencë do të prezantohen edhe fakte  të reja të shkeljeve të rënda ligjore të Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në dëm të Kolegjit ISPE dhe njëkohësisht duke u favorizuar një kolegj tjetër.

Kolegji ISPE do të publikojë edhe fakte se si media të caktuara dhe oligarkë përreth tyre, të financuara nga MASHT-i dhe Ministri Bytyqi, me para të taksapaguesve kosovarë, po e sulmojnë në vazhdimësi Kolegjin ISPE përmes një fushate të mirëorkestruar.