Gjermania do të vazhdojë të mbështes proceset në të cilat po kalon Kosova

Aktuale August 14, 2018 - 16:33
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e gjerman, në Kosovë, Christian Heldt.

Me këtë rast, Gashi falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti gjerman në konsolidimin e shtetit tëKosovës, në të gjitha fazat e shtet ndërtimit.

Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë rast ministri i brendshëm vuri në dukje kriteret që kanë plotësuar institucionet e sigurisë dhe kërkoi nga ambasadori gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Kosovën.

Ndërsa ambasadori gjerman premtoi se shteti gjerman do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë për afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike, veçanërisht sa i përket luftimit tejkufitar të të gjitha formave të kriminalitetit, sipas ambasadorit Heldt, është në interes të dyja palëve për forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë.