Hoxhaj reagon për ndalimin e shqiptarit në Serbi

Aktuale August 14, 2018 - 15:40
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me arrestimin e stomatologut nga Gjermania, Ibrahim Matoshi i cili u arrestuar në vendkalimin kufitar në Serbi, transmeton “Zëri.info”.

Hoxha ka thënë: se Serbia po provon politikat të cilat mund të jenë destabilizuese për popullin kosovar, duke bërë shkelje flagrante të drejtave të njeriut, pasi theksoi se dy vendet janë në proces të normalizimit të marrëdhënieve.

“Vazhdojnë politikat destruktive të Serbisë ndaj popullit tanë. Dje e arrestuan një pjesëtar të diasporës kosovare i cili po udhëtonte përmes Serbisë për tu kthyer në shtëpinë e tij në Gjermani. Sjellje të tilla shënojnë regres në procesin e normalizimit dhe janë shkelje e të drejtave fundamentale të njeriut,” ka reaguar Hoxhaj nga rrjeti i tij social “Twiter”.

Nuk ka asnjë lajm ende në lidhje me arsyet për arrestim nga ana serbe gjë që është shqetësuese për familjen Matoshi, pasi Ibrahimi ende po mbahet në Vranje.