Ministrja Hoxha takoi Bekim Jasharin

Aktuale August 14, 2018 - 15:34
Lexo detajet

Sot, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin, me të cilin diskutoi për proceset aktuale që po kalon vendi, transmeton “Zëri.info”.

Në takim, Ministrja Hoxha dhe Kryetari Jashari kanë diskutuar në veçanti “për rëndësinë e ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, ngritjen e konkurrueshmërisë së kompanive dhe prodhimit vendor, arsim e shëndetësi cilësore dhe projektet investuese”.

Postimi i plotës i Hoxhës:

Në takim me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, diskutuam për proceset aktuale që po kalon vendi, në veçanti për rëndësinë e ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, ngritjen e konkurrueshmërisë së kompanive dhe prodhimit vendor, arsim e shëndetësi cilësore dhe projektet investuese.ëNe fuqishëm e përkrahim bashkëpunimin qendror dhe lokal, projektet investuese që ndikojnë drejtpërdrejtë në përgatitjen e shtetit tonë për të qenë pjesë e vlerave dhe mundësive evropiane!ëGjithsesi, çdo ditë është e duhur për të kontribuar për vendin dhe qytetarët!”