Haradinaj: Hasan Prishtina i ka dhënë kahje historisë dhe përpjekjeve për liri e dinjitet

Aktuale August 14, 2018 - 11:50
Lexo detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar me rastin e 85-vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, transmeton “Zëri.info”.

Haradinaj ka thënë se sot, e nderojmë figurën e vizionarit dhe përndritësit në ballë të kombit, atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Në 85 vjetorin e vrasjes së tij, me krenari e kujtojmë Hasan Prishtinën, një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar. Hasan Prishtina, organizator i kryengritjeve të pareshtura në Kosovë kundër shtypjes së regjimeve të huaja mbi shqiptarët, i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet. Sot, e nderojmë figurën e vizionarit dhe përndritësit në ballë të kombit, atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve, shtetin e pavarur dhe të fortë, i cili na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë prosperues”, ka shkruar Haradinaj.