Parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale August 14, 2018 - 08:23
Lexo detajet

Nga mesi i javës fusha të presionit të ulët nga Atlantiku verior do të depërtojnë mbi rajon, ku sërish pritet të favorizojnë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Sot do të mbretërojë mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, ndërsa maksimalet 28C deri në 31C.

Era do të fryjë e lehtë nga verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale, me tendencë që gradualisht të zbres rreth këtyre vlerave.