Kosova reciprocitet Serbisë për ‘listën e kuqe’

Aktuale August 13, 2018 - 22:06
Lexoni më shumë detaje

Autoritetet serbe kohët e fundit kanë ndaluar hyrjen në Serbi të disa zyrtarëve kosovar, që punojnë në institucionet e Kosovës.

E arsye për këtë thuhet të jetë një “listë e kuqe”, pjesë e të cilës janë ata.

Për këtë Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të rrijë duarkryq.

Avni Arifi, shef i negociatave me Serbinë, njëherësh edhe shef i kabinetit të kryeministrit, thotë se Kosova do të marrë masa reciprociteti.

Pjesë e “listës së kuqe” të Serbisë janë bërë zyrtarët e institucioneve kosovare.

Mirëpo, Arifi thotë se Serbia, nuk po i ndalon vetëm zyrtarët politik, por gjithë qytetarët.

Me këtë Arifi thotë se Serbia po bën një politikë të shthurur.

Ndërsa, pse është krijuar një listë e tillë, Arifi thotë se kjo nuk ka të bëjë fare temën e shkëmbimit të territoreve.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës konsideron se këto ndalesa po vijnë e po shpeshtohen që nga koha e arrestimit të Marko Gjuriq.

Lidhur me ndalimet e kosovarëve për të kaluar kufirin ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Në një përgjigje me shkrim për Frontal, Jetli Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit thotë se reciprociteti do të jetë i paevitueshëm, nëse nuk reagon BE-ja.

Javë më parë, si pjesë e kësaj liste të kuqe është bërë akademiku Hivzi Islami.

Përveç tij janë ndaluar edhe zyrtarët administrativ si Xhemail Halili e të tjerë.