Momenti kur Merkel i doli kundër Thaçit, për ndryshimin e kufijve

Aktuale August 13, 2018 - 20:34
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja e kufijve të Ballkanit Perëndimor mori sot një kundërshtim të fuqishëm nga gruaja me e fuqishme në botë.

Kancelarja gjermane, Anglea Merkel, i tha jo kësaj ideje.

Sipas saj, duhet të punohet që gjashtë vendet e këtij rajoni t’i bashkohen Bashkimit Evropian.

“Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjët në këto pyetje shtesë,” tha Merkel. /KlanKosova/