Zaev: Përfaqësimi i shqiptarëve nuk është përmbushur

Aktuale August 13, 2018 - 17:42
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se përfaqësimi i shqiptarëve ende nuk është përmbushur plotësisht dhe se mbetet ende punë për të bërë.

Ai këto komente i bëri në shënimin e 17 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

I pari i qeverisë theksoi se : “Deri më tash nga ajo që e dimë se gjithsej 19% është përfaqësimi i shqiptarëve është në institucionet publike që do të thotë është më e vogël nga numri total. Ne do të vazhdojmë të punojmë më tej por edhe me bashkësitë tjera etnike përqindja e përfaqësimit nuk është e duhura nëpër institucionet publike. Në seancën e fundit të Qeverisë referonte Drejtoria për të ardhura publike për institucionet përqindjet. Në secilën seancë të Qeverisë do të ketë nga një institucion me qëllim që të mobilizojmë nga aspekti i përfaqësimit të barabartë që të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës në punët e shtetit edhe atë duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë, para së gjithash që të gjithë qytetarët vendin e tyre ta ndjejnë në të vërtetë si të tyre, si në aspektin e të drejtave poashtu dhe përgjegjësive”, deklaroi Zaev.

Nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, shënon edhe përfundimin e konfliktit të armatosur në Maqedoni mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ky dokument synonte  zgjidhjen e situatës politike dhe të sigurisë, transmeton Alsat-M.