''Nuk do të ketë ndryshim të kufijve''

Aktuale August 13, 2018 - 17:03
Mësojeni se kush thotë kështu

Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ka rënë në vdekje klinike.

“Sa i përket dialogut teknik të cilin e udhëheqë unë, mund të them se është në vdekje klinike që një kohë të gjatë nga ana e Brukselit dhe Beogradit. Me këtë nënkuptoj se të gjitha marrëveshjet që kanë mbetur pa u implementuar nga ana e serbëve, kanë shënuar degradim”, ka thënë Arifi për Telegrafin.

Arifi i theksoi po ashtu se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë ndryshim të kufijve

“Është çështje politike që udhëhiqet nga presidenti Thaçi është një nivel tjetër është çështje e faktorit politik të Kosovës dhe qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës është se nuk ka ndryshim të kufijve”, tha Arifi.

Ndryshe së fundmi çështja e korrigjimit të kufijve ka qenë një nga temat më të nxehta me të cilat po vazhdon të përballet Kosova dhe qytetarët e saj, pas deklaratës së presidentit Thaçi i cili se Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, pavarësisht idesë së Serbisë për shkëmbim territoresh.

Ndërkaq shumë faktor ndërkombëtar por edhe vendor, idenë e korrigjimit të kufijve e kanë cilësuar si të rrezikshme e cila mund të sjellë destabilitet në Ballkan. 

Image