Shpend Ahmeti flet për deklaratat e Hashim Thaçit

Aktuale August 10, 2018 - 13:21
Lexo detajet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate njëherësh edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka vizituar objektin e shkollës së re në lagjen Arbëria në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

I pyetur se si i sheh deklaratat e fundit të presidentit, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë, Ahmeti ka refuzuar të përgjigjet.

“Na po merremi me korrigjimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat e Prishtinës, Thaçi le të flet atje. Mendoj se për këto tema kemi fol mjaftueshëm”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Shpend Ahemti i dhuroi Dua Lipës çelësin e qytetit të Prishtinë

Ahmeti ka deklaruar se ai është duke u marrë vetëm me punët e Prishtinës.

“Ma mirë t’i rregullojmë punët tona në Prishtinë që i kemi”, ka përfunduar ai.

Ai në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli dhe drejtori i drejtorisë së Arsimit, Jonuz Salihu. /ZERI