Delawie rikonfirmon mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën

Aktuale August 10, 2018 - 13:10
Lexo detajet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka rikonfirmuar mbështetje që ka ky shtet për Kosovën. Ai ka thënë që partneriteti në mes të të dyja vendeve është i thellë. raporton "Zeri.info". 

“Shtetet e bashkuara të Amerikës janë një nga mbështetesitë më të afër të Kosovës dhe kjo nuk ka ndryshuar e as nuk do të ndryshojë kurrë. Partneriteti me vendet tona është i thellë dhe shumëdimensional dhe ne punojmë më shumë mund për demokraci dhe prosperitet” 

Ai ka ftuar komunitet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të krijojnë miqësi me Kosovën.

LEXO EDHE: LDK: Thaçi ka hyrë në aventura të rrezikshme

“Ju vullnetarë përfaqësoni komunitete nga ShBA dhe ndërtoni miqësi me Kosovën nga gjitha komunitetet e vendit, ShBA është mik i Kosovës dhe mbështetësi më i afërt me Kosovën”

Këto deklata ai i ka bërë në ceremoninë solemne Betimin Solemn të shërbimit për 36 vullnetarët e rinj të ShBA-së, pas përfundimit të trajnimit të tyre 10-javor në komunitetet e Kamenicës, Koretinit, Topanicës dhe Roganës./ZERI