Haxhiu Thaçit: Turp, gjyqtarin që dekretove është i kërkuar nga INTERPOL-i

Aktuale August 09, 2018 - 18:35
Lexoni më shumë detaje

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë një kritikë të ashpër pasi e ka dekretuar Radomir Labanin gjyqtar kushtetues.

Kritika i ka ardhur nga deputetja Albulena Haxhiu e cila vije nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haxhiu në një postim në rrjetin social "Facebook" ka thënë se Thaçi e ka dekretuar njeriun e Listës Serbe e që është i dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.

Postimi i plotë i Haxhiut pa ndërhyrje:

Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal.

Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar!

Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listes serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për ‘Zajednicën’ dhe të tjera çështje!

Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!.

Haxhiu kishte reaguar për Labanin edhe në muajin maj kur ai ishte votuar nga shumica e deputetëve të Kosovës.