Agim Bahtiri kritikon Kadri Veselin

Aktuale August 09, 2018 - 16:09
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me vizitën e Krye parlamentarit Kadri Veseli në Stadiumin Olimplik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Bahtiri e ka quajtur injorant Veselin në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, i cili gjatë vizitës tha se nuk ka ndarje të Mitrovicës.

“Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri. Dua t’i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një”, ka shkruar Bahtiri.

Kryetari i Mitrovicës drejtuar Veselit tha se ai ka bërë mirë vetëm që është larguar nga komuna.

“Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t’iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që i’a dhuruat Mitrovicës, andaj ju falënderoi në emër të qytetareve për këtë mirësi”, përfundoi Bahtiri.