VV: Shteti është përgjegjës për vdekjen e Valbonës dhe vajzës së saj

Aktuale August 09, 2018 - 13:25
Lexo detajet

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në të cilën kanë folur për vrasjen e dyfishtë në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës, raporton Zëri.info.

Nazlie Balaj drejtuese e sekretariatit të gruas në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë që shteti k dështuar për mbrojtjen e Valbona Ndrecaj.

“Vrasja e Valbonës me të bijën e saj, dëshmon sesi shteti është fajtor dhe sesi drejtësia ka dështuar të merret me këto raste, rasti i një dite me parë në një fshat të Gjakovës, shënon rastin më të rendë të dhunës në familje, ai ka qenë në paraburgim, në ditën e krimit e ndjera ka raportuar dhe neglizhenca e bënë policinë direkt fajtore për vrasjen dhe dhunën në familje, shteti është fajtor dhe shkelës i të drejtave të njeriut”, ka thwnw Nazlie Balaj.

Sipas saj duhet të reagohet ndaj dhunës dhe shteti duhet të jetë efektiv për parandalimin e saj.

“Ftojmë institucionet që të reagojnë dhe veprojnë ndaj vrasësve të vajzave dhe grave, dhe institucionet të marrin përgjegjësi për neglizhencën ndaj rasteve të dhunës në familje”, tha ajo .

Fatmire Kollçaku, nënkryetare e Lëvizjes vetëvendosje tha që në Kosovë ka drejtësi selektive.

“Në një shtet me drejtësi selektive mund të presimi vetëm një viktimë të radhës, muaj më pare kemi kërkuar qe qeveria të përfshi ndryshime në kodin penal për dhunën në familje, përfshirë edhe dëmshpërblimin,  ajo nuk u morr parasysh, dhunuesit, abuzuesit ose marrin dënime minimale, ndërsa viktimat janë të njëpasnjëshme pa dënime shtetërore”, tha ajo .

LEXO EDHE: Para vrasjes Ndrecaj kishte maltretuar bashkëshorten e tij për 16 vjet me radhë

Ndërkaq ajo tha që duhet të bëhen ndryshime në kodin penal.

“Ne e dimë që qeveria nuk i ka përfshirë këto sugjerime, ne do të insistojmë përmes komisionit për legjislacion që këto dënime të përfshihen dhe të gjithë ata që duan të ngrisin dorë  të vihen para drejtësisë me dënim meritor” tha Kollçaku.

Duke shtuar se do ta  përkrahin protestën e nesërme bë Gjakove, prandaj i ftoi edhe qytetarët të bashkëngjiten./ZËRI/