Gjergj Dedaj: Bastardët ditën flasin për vlerat evropiane, natën i groposin ato

Aktuale August 07, 2018 - 23:54
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që Kosova nuk duhet të harrojë se çfarë ishte dhe se kë ka në krahë tani, shkruan “Zëri.info”.

Ai po ashtu në këtë postim ka shkruar edhe për personat që flasin për vlerat evropiane dhe që pastaj i groposin ato.

“Kosova euroatlantike! Eshte kohe e pa kohe, kohe per bastardet, te cilet diten flasin per vlerat europiane, kurse naten i groposin ato!

Kosova nuk duhet te heziton ne rrugen euroatlantike, e mbi te gjitha Kosova duhet ta dije kush ishte dje, çfare eshte sot dhe ne ç'drejtim duhet te ece, duke pasur ne dy krahet e saje, Ameriken dhe Europen!”, ka shkruar ai. /ZERI