Thaçi prapë thërret konferencë për media

Aktuale August 07, 2018 - 18:54
Lexo detajet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi për disa javë radhazi është duke mbajtur konferenca për media. Një të tillë e ka thirrur edhe nesër nga ora 11:00, shkruan “Zëri.info”.

Konfirmimi për këtë konferencë është bërë nga zyra e presidentit.

LEXO EDHE: Vazhdon përplasja e ashpër mes Sali Berishës dhe Hashim Thaçit

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Zyrtarë nga presidenca nuk kanë dhënë detaje për temën e cila do të trajtohet në konferencë. Bazuar në ngjarjet e fundit në vend konferenca mund të jetë thirrur lidhur me temën e korrigjimit kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë. /ZËRI