PSD-ja shkarkon aksionarin e VV-së në NPB

Aktuale August 07, 2018 - 16:53
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

Asamblisti dhe aksionari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi sot është shkarkuar nga kjo pozitë që mbante në Ndërmarrjen Publike Banesore, shkruan “Zëri.info”.

Këtë njoftim e ka bërë vet ai përmes një postimi në “Facebook”, ku ndër të tjera ka akuzuar Partinë Socialdemokrate se atë e kanë zëvendësuar me Blerand Stavilecin asamblist nga Partia Demokratike e Kosovës. Ndërsa i kontaktuar nga “Zëri.info”, Egzon Azemi ka sqaruar se vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur me 25 vota e që sipas tij është e kundërligjshme pasi që kuorum duhet të jetë 26 vota.

“Unë jam shkarkuar me 25 vota, 23 kanë qenë për dhe dy kanë qenë kundër. Kjo është e jashtëligjshme sepse kuorumi duhet të ishte 26 vota. Unë kam qenë aksionari i vetëm nga lëvizja “Vetëvendosje”, në këtë ndërmarrje”.

Sipas Azemit këto dy parti janë bërë bashkë për të bërë pazare politike dhe se përfundimisht e kanë larguar VV-në nga NPB-ja.

Ja postimi i plotë i tij:

PDK e PSD, sot vendosën që të më shkarkojnë nga pozita e aksionarit të NPB-së.

Ju falënderoj sinqerisht; ky shkarkim më bënë të ndihem krenar. Të paktën njëherë e mirë u shpërfaq lidhja e interesave të ngushta kriminale. E kjo është edhe një dëshmi pse ky grup quhej i pakënaqur në Lëvizje. Ky grup doli nga Vetëvendosja! dhe shkoi te Kadria.

Dje Shpendi nuk pranoi të diskutonim për Ndërmarrjet Publike, sepse pazaret nuk i kishin kryer ende. Tha do të diskutojmë pas një muaji. Nuk kaluan 24 ore, plani ndryshoi për ta larguar Lëvizjen nga NPB-ja, e cila e ngjalli këtë Ndërmarrje për herë të parë që nga paslufta dhe e morri PDK-në, pra Blerandin dhe Kadrin.

Sot, fillimisht sallën e lëshuam kur këto dy subjekte votuan Komisionin për dhënje në shfrytëzim të pronave. Sapo dolem ne, erdhi Shpendi. Gjithashtu e lëshuam sallën edhe kur u fut në rend të ditës diskutimi dhe votimi për aksionarët e NPB-së. Përsëri Shpendi erdhi dhe bëri pazare nëpër qoshet e sallës, e për këtë kam edhe videoinqizim, të cilin po e postoj në koment. Frikacak e rrenacak, por dinak.

Janë bërë bashkë për pazare në dëm te qytetit e qytetarëve, por asnjëherë nuk do ta fitojnë besimin e qytetarëve të Prishtinës. Andaj, zaptuesit e vjetër dhe të rinjë kanë një mision: hajni e klientel. Por, kot e kanë se burgu i pret. Një nga një! /ZËRI