‘Serbia nuk ka investuar asgjë në ndërtimin e Liqenit të Ujmanit’

Aktuale August 07, 2018 - 16:37
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa është deklaruar rreth Liqenit të Ujmanit dhe me lidhur me atë se çfarë  ka bërë Serbia për këtë Liqen, shkruan “Zëri.info”.

Sipas Mustafës, Serbia nuk ka investuar asgjë as në ndërtimin e këtij Liqeni artificial e as në ndërtimin e Hidrocentralit.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

Serbia nuk ka investuar asgjë në ndërtimin e Liqenit Artificial dhe Hidrocentralit në Ujman: Apertitet e Serbisë ndaj pronës së Kosovës, duhet të diskreditohen.

Para pak çastesh në Express u publikua një artikull me titull : Pse është aq i rëndësishëm Ujmani”?Zëvendës-kryeredaktori i revistës “Novosti” Mijat Lakiçeviq aty thotë se: “Ujmani është me interes të lartë ekonomik dhe kombëtar. Nga ky liqen një e treta është në territorin e Serbisë dhe dy të tretat në veri të Kosovës. Më e rëndësishmja është se lumenjtë që mbushin liqenin vijnë nga Serbia, të cilët furnizojnë një hidrocentral që plotëson rreth gjysmën e konsumit të energjisë elektrike në tërë Kosovën”.Lakiçeviç për DË sqaron, se çështja është më e komplikuar nga sa thuhet, se qeveria do vetëm të përfitojë nga ky burim “problem shtesë është se hidrocentrali është bërë me një kredi të Bankës Botërore marrë dhe paguar nga Serbia. Situata është e ndërlikuar sepse Kosova nga njëra anë ka të drejtë për këtë, sepse hidrocentrali është i vendosur në Kosovë dhe nga ana tjetër Serbia përsëri ka të drejtë, sepse ka investuar dhe paguar kredinë për të”.

Lakicevic ose është I informuar keq ose dezinformon me qëllim. Akumulimin për Liqenin artificial dhe Hidrocentralin në Ujman është ndërtuart në terësi me fonde te Ksoovës dhe kredi të cilat I ka marrë dhe aprovuar Kuvendi i Kosovës. Edhe shpronsimet ne territorin e Serbisë, pronat e tokat që janë mbuluar pas akumulimit të ujit janë paguar nga Buxheti i Kosovës.Pra Ujmani është ndërtuar nga Kosova dhe për nevoja të ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës. Qeveria e Serbisë edhe po të donte, as në Kohën kur është inevstuar ne Ujaman, nuk do të mund të kishte rolin e investitorit në territorin e Kososës. Vucic po ashtu sot po deklaronte : NUk e jap Trepcen dhe Ujmanin. Thua se ato jane tapi e tij. Ato jan[ me gjithe argumentet tapi e Kosoves. Qeveria e Kosovës duhet të prezentojë këto të dhëna në mënyrë zyrtare. Apetiteti e Serbisë ndaj pronës së Kosovës dhe qytetarëve të saj duhet të diskreditohen dhe pamundësohen. Në vend se dialogu të përqëndrohet në ndertimin emardhënieve të mra fqinjësore dhe rregullim te pozitës së pakicave në të dy vendet, kohëve të fundit situate po tensionohet me deklerata dhe informata të tilla të papërgjegjshme. /ZËRI