Ramush Haradinaj me 36 këshilltarë politik

Aktuale August 07, 2018 - 15:59
Lexo lajmet më të fundit nga vendi. rajoni dhe bota

Ish-ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj dje është emëruar si këshilltare politike e kryeministrit Haradinaj.

Me këtë vendim numri i këshilltarëve në Zyrën e Kryeministrit ka shkuar në 36.

Këtë e ka bërë të ditur analisti Agron Demi, në një postim në rrjetin social facebook.

Ai thotë se mbi 578 mijë euro në vit shkojnë për këshilltarët e kryeministrit dhe zv/kryeministrave.

“Me emërimin e djeshëm të Reshitajt, Zyra e Kryeministrit i ka 36 këshiltarë politik. Mbi 578 mijë euro në vit për me këshillu Kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat, të cilët edhe ashtu veprojnë sipas tekeve të tyre”, ka shkruar Demi në facebook.

Ndryshe vlen të theksohet se qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, është kritikuar mjaft shumë për numrin e madh të zv/ministrave dhe të këshilltarëve.