Haradinaj: Vetëm Putinit i intereson ndryshimi i kufijve

Aktuale August 07, 2018 - 15:35
Lexoni më shumë detaje

Teksa ka ripërsëritur edhe njëherë se kufijtë mes Kosovës e Serbisë nuk mund të ndryshohen, kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se personi i vetëm të cilit i intereson ndryshimi i kufijve është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raporton zeri.info.

LEXO EDHE: Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit: Kufijtë i luan veç lufta

“Mos e harroni një gjë, për t’i lëvizur kufijtë i intereson vetëm Vladimir Putinit. Nuk ka askujt tjetër që i interesojnë, atij i interesojnë se ai e ka një rritje të fuqisë nga periudha e fundit kur është shkatërruar BRSS-ja. Dëshiron ta shfrytëzojë këtë momentum të fuqisë që është e përkohshme besoj. Ne nuk i takojmë hartës së tij, i takojmë një bote tjetër, që na udhëheqë Amerika, ne nuk i përshtatemi lojërave të tij, kufijtë nuk i luajmë”, deklaroi Haradinaj gjatë një konference të mbajtur sot, raporton "Zeri.info".

LEXO EDHE: Haradinaj ‘zbulon’ taktikën e Thaçit për Luginën e Preshevës

Sipas kreut të qeverisë, kufijtë e tanishëm janë të vendosur me luftë dhe vetëm një veprim i ngjashëm do të mund t’i ndryshonte ata, asgjë tjetër./Zeri