‘Vetëvendosje’ paralajmëron protesta për largimin e Thaçit

Aktuale August 07, 2018 - 13:35
Lexoni më shumë detaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo Lëvizje ka  pranuar kërkesën e PSD-së për seancë të jashtëzakonshme, raporton “Zeri.info”.

“Sot kemi pranuar kërkesën e PSD-së. Ne mund të mbajmë sa duam, problemi jonë në raport me PSD-në ka të bëjë me rezolutën dhe ajo është biletë për Thaçin në Bruksel sepse përmend 2/3 e votave dhe nuk e përjashton në asnjë prej pikave Thaçin si kryenegociator dhe ata gjithmonë i kanë arritur si me Demarkacion ashtu edhe me çështje të tjera. Ne kemi prezantuar rezolutën tonë me pikat e saj. Ata mbajnë një pozicion të uzurpuar në Kuvend, atë të nënkryetares Dërguti dhe nuk e kanë kundërshtuar, kjo qasje është joserioze dhe hipokrite dhe kur të bëhen serioz bashkëpunojmë”, tha ajo raporton “Zeri.info”.

Image

Ndërkaq e pyetur për iniciativën për largimin e Thaçit nga posti i kryenegociatorit tha që do të këtë mobilizim të popullit .

“Ne nuk jemi në pushim duke punuar në terren dhe nuk besojmë që Kuvendi është i vetmi institucion ku mund ti ndalim pazaret për Kosovën, është i rëndësishëm mobilizimi gjithpopullor për ndaljen e Thaçit prandaj nuk përjashtohet as protesta as puna në Kuvend”, tha ajo. /ZËRI/