VV: Takimi i radhës në Bruksel i papranueshëm

Aktuale August 07, 2018 - 13:29
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie me ç’rast kanë folur dy deputetet e kësaj Lëvizjeje, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, raporton Zëri.info

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se e gjithë puna e bërë për draft statutin është jokushtetuese.

“Gjatë kësaj kohe ka pasur diskutime lidhur me ekipin menaxhues, gjegjësisht drafti dhe ka pasur diskutime që është dorëzuar në Brukles dhe do të jetë pjesë e bisedimeve të radhës, ato takime kanë qenë jokushtetuese, dokumentet e prodhuar janë jokushtetuese dhe këtë duhet ta dinë edhe kryeministri edhe Mogherini, ata 4 serbë që e kanë bërë këtë janë me direktiva të Beogradit”, tha ajo.

Sipas Haxhiut deklaratat e Thaçit për korrigjim të kufirit janë skandaloze.

Image

“Deklarata skandaloze të Hashim Thaçit, ne e kemi paditur për Demarkacion, ai nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet që të flas për korrigjimin e kufirit me Serbi. Ai nuk duhet të takojë më Vuçiqin dhe nuk ka mandat nga Kuvendi e as nga populli. Është një figurë përçarëse. Takimi i paralajmëruar është i papranueshëm për Vetëvendosjen” , tha ajo, raporton “Zeri.info”

Ndërkaq deputetja Nagavci foli për rrjedhën që duhet ta ketë dialogu.

“Hashim Thaçi ka përgjegjësi për humbjen e 8200 hektarëve. Serbia i ka shumë më tepër borxh Kosovës. Serbia duhet ta njoh pavarësinë, të kërkoj falje për krimet dhe të paguaj dëmshpërblimin e luftës, duhet ta jap llogari për mbi 1500 personat të pagjetur, është obligim që këto të jenë kërkesa parësore në dialog”. tha ajo .

Image

Sipas saj duhet që shumë shpejtë të organizohen zgjedhje .

“Këto deklarata për Preshevën janë të papërshtatshme, ai nuk duhet ta ndaj Preshevën nga Bujanoci dhe Medvegja, Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja për tu organizuar për shtetin e së drejtës që nuk e donë krimin ai dhe për një president të ri që nuk e shfrytëzon pozitën duke i dhënë favore vëllezërve dhe klaneve”, tha Nagavci. /ZËRI/