Mblidhet Kuvendi Komunal i Prishtinës

Aktuale August 06, 2018 - 08:55
Lexoni më shumë detaje

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë me radhë.

Kjo mbledhje nis në orën 10:00.

Më poshtë e gjeni edhe rendin e ditës së këtij takimi:

Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së pestë të

Kuvendit të Komunës së Prishtinës;

Bartja e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga viti 2017 në vitin 2018;

Propozimvendimi për emërtimin e stadiumit të futbollit të Prishtinës ‘’ Fadil Vokrri’’;

Propozimrregullore për ndarjen e subvencioneve në komunën e Prishtinës;

Propozimrregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në komunën e Prishtinës;

Propozimrregullore për caktimin e vlerës referente investuese të projektit të ndërtesave për caktimin e tarifës për leje mjedisore komunale;

Projektstatuti i Muzeut të Prishtinës;|

Projektstatuti i Qendrës Kulturore të Prishtinës;

Propozimvendimi për themelimin e Komitetit konsultativ;

Pyetje dhe përgjigje;

Të ndryshme.