Molliqaj tregon se cila është ‘loja’ që Thaçi po e luan me shkëmbimin e territoreve

Aktuale August 05, 2018 - 18:02
Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj thotë se beson fuqishëm që tema për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë është, siç e ka quajtur ai, shpikje e një personi që ushtron një pozicion shtetëror të rëndësishëm siç është pozita e Presidentit të shtetit.

“Besoj fuqishëm që kjo është temë e shpikur nga një person krejt i pa përgjegjshëm, i cili faktikisht ushtron një pozicion shtetëror të rëndësishëm siç është pozita e Presidentit të shtetit.” – ka thënë Molliqaj në një intervistë për “GazetaBlic“.

Sipas tij, ai po e bënë këtë punë pasi që po do ta ngrit një shqetësim tek qytetarët kinse do të ketë ndarje.

“Ai po e bënë këtë për dy arsye: Ai po do me e ngritë një shqetësim tek qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të ketë ndarje, do të ketë zhvillime dramatike kushtimisht me e quajt, që në fund kur të përfundon dialogu me autonomi për serbët e Kosovës në Republikën e Kosovës, do të kemi ndryshime kushtetuese për me e akomodu marrëveshjen e re, pra me akomodu Autonominë për serbët në Kosovë.

Ai me dal me thanë që ju e dini të gjithë se ka pasur plane për ta ndarë Kosovën, me bo shkëmbim të territoreve e të ngjashme dhe unë si shpëtimtar, si gjithë sipas tij e ka shpëtuar Kosovën, e shpëtoi edhe kësaj here.” – ka shtuar Molliqaj.