Serbia provokon sërish, nis aeroplanët ushtarak në drejtim të kufirit me Kosovën

Aktuale August 05, 2018 - 15:36
Lexoni më shumë detaje

Aeroplanë ushtarak serbë mund të shihen që nga nesër duke fluturuar mbi komunat e banuara me popullsi shqiptare, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga ministria serbe e Mbrojtjes, ku thuhet se në kuadër të një trajnimi të rregullt ushtarak, aeroplanët do të fluturojnë nga Nishi e në jug të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij njoftimi, ky trajnim do të zgjasë deri më datën 10 gusht.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që aeroplanë ushtarakë  serbë do të fluturojnë mbi qiellin e Luginës.

Edhe më herët, të tillë aeroplanë kishin fluturuar shumë afër kufirit me Kosovën, gjë që kishte shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët e asaj pjese.

Një paralajmërim i tillë i ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë vjen pikërisht në kohën kur në veri të Kosovës është paralajmëruar tensionim i situatës, si dhe kur deklaratat për korrigjim të kufinjve janë shpeshtuar në spektrin politik.