Ushtarët amerikan në Ujman (VIDEO)

Aktuale August 04, 2018 - 14:42
Lexoni më shumë detaje

Gjatë ditës së djeshme, mediat serbe raportuan se KFOR-i është nisur drejt veriut të Kosovës.

E raportime të tilla pati edhe gjatë ditës së sotme nga mediat serbe të cilat kanë shkruar se ushtarët e KFOR-it kanë marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit.

Mirëpo, një gjë e tillë u mohua nga vet KFOR-i duke thënë se prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për REL një zyrtar për media i KFOR-it.

Por, ekipi i KALLXO.com ka vizituar para pak çastesh zonën ku forcat e KFOR-it janë pozicionuar afër liqenit të Ujmanit.

Në pamjet e siguruara shihen ushtarë Amerikan dhe ushtarë të njësive të tjera të KFOR tek qëndrojnë afër makinave të tyre të armatosur me armë të gjata.

Prezenca e KFOR-it u shtua mbrëmë në këtë zonë, ndërsa KFOR e quajti këtë veprim një ushtrim të vetin dhe veprim operacionale të tyre.