‘‘Themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk është larg’’

Aktuale August 03, 2018 - 21:33
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është e largët dita kur Kosova do ta ketë Ushtrinë.

“Ushtria e Kosovës po vjen dhe pa thyerje me aleatët, dhe kjo nuk është larg. Inicimi i presidentit Hashim Thaçi për ushtrinë nuk ka qenë negativ për Kosovën. Ka edhe qeveri anëtare të NATO-së, që kanë rezerva”, tha ai.

Sipas tij, në fund të vitit do të ketë përfundim të procesit të transformimi të FSK-së, në ushtri të Kosovës. /RTK/