Pandeli Majko i kundërpërgjigjet Marko Gjuriqit për Kosovën

Aktuale August 02, 2018 - 18:43
Lexoni më shumë detaje

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është përfshirë në debatin e kufijve, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Serwer ''godet'' Thaçin: Idetë për shkëmbim territoresh - fundi i shtetit të Kosovës

Majko përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, pas deklaratave të drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar këtij të fundit, duke thënë se Jugosllavia nuk ekziston, përcjell më tutje “Zeri.info”.

“Lexova që sot, Gjuric, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin Serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”… Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht”, ka shkruar ndër të tjera Majko.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Majkos:

Dje, në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më konfirmoi lajmin i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019.

Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018.

Për arsye të mirëkuptueshme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin.

Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaci dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona.

Lexova që sot, Gjuric, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin Serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”… Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Endrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht.