Deklaratat për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, acarojnë Marko Gjuriqin

Aktuale August 02, 2018 - 14:38
Ai reagon ashpër për këtë gjë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko për shembjen e kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, këto deklarata janë të tmerrshme dhe kërcënuese për shtetin serb, transmeton lajmi.net.

“Ministri shqiptar ka qëndruar ilegalisht në territorin e Serbisë për të dhënë deklarata të papërgjegjshme të cilat nuk shërbejnë asgjë përpos acarimit të situatës së ndjeshme në regjion”, ka thënë Gjuriq.

LEXO EDHE: PSD: Kuvendi ta ndërpresë pushimin, të votohet rezoluta për dialogun

Madje sipas Gjuriqit,  diktatori shqiptar, Enver Hoxha ka vdekur dhe se tani nuk ka mbetur asgjë nga Shqipëria e Madhe.

“Enver Hoxha ka vdekur, dhe nuk ka mbetur më asgjë nga Shqipëria e Madhe. Shqipëria e Kosova nuk kanë kufinjë, mirëpo Serbia dhe Shqipëria kanë një kufi prej 111 kilometrash. Ky është kufiri i vetëm që ekziston dhe mund të ekzistojë”, ka thënë tutje  Gjuriq.

E siç Gjuriq, Serbia sipas rezolutës 1244 është e vetmja e cila ka të drejtë të përdor pikëkalimet kufitare në Qafën e Prushit dhe Vërmicë.

Ministri shqiptar i Diasporës tha dje se duke filluar që nga 1 janari, nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë.