Sami Lushtaku i mbledh burrat në Drenicë

Aktuale August 01, 2018 - 23:11
FOTO

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku gjatë natës së sotme në Drenicë ka pasur mysafirë presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe disa personalitete tjera, shkruan “zëri.info”.

Ai në “Facebook”, ka postuar një fotografi ku shihet me këta persona duke ndenjur teksa ka thënë se po I kujtojnë gjërat e të kaluarës.

"Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL", ka shkruar Lushtaku. /ZERI

Image
Image