SHBA'ja nuk e përcakton shtrirjen e negociatave Kosovë-Serbi, thotë Palmer

Aktuale August 01, 2018 - 21:44
Lexo detajet

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Matthew Palmer, derisa po qëndron në Shkup për të përshëndetur marrëveshjen e emrit me Greqinë, i ka dhënë mbështetje edhe dialogut mes Kosovës e Serbisë.

I pyetur për negociatat midis dy vendeve, përfaqësuesi i lartë i DASH-it tha se SHBA e mbështesin procesin e bisedimeve të udhëhequra nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përkatësisht ndërmjet presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, raporton VOA.

LEXO EDHE: Hiqet nga agjenda raportimi i UNMIK'ut për Kosovën në OKB

“Nuk varet nga ne që të përcaktojmë shtrirjen e këtyre negociatave. Ne jemi duke punuar me të gjitha palët e përfshira për të theksuar mbështetjen tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi ai.