Abdixhiku për Qeverinë Haradinaj: Të padijshëm dhe të rrezikshëm

Aktuale August 01, 2018 - 21:00
Lexo detajet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është tallur me Qeverinë Haradinaj dhe raportet e zëvendësministrave. Abdixhiku i ka quajtur ata të padijshëm dhe të rrezikshëm, shkruan “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Zëvendësministrat ‘problematik’

Ja postimi i tij:

Nga raporti i 3 zëvendësministrave:

- Në cilësinë e zv/ministrit kam dërguar një email.

- Në cilësinë e zv/ministrit kam vizituar një restaurant.

- Në cilësinë e zv/ministrit kam takuar ministrin.

Qeveria e ‘punëve të mëdha’. 100 zëvendësministra. Më shumë se qeveritë e Gjermanisë, Francës, Anglisë e Italisë bashkë. 3 milionë euro shpenzime në vjet. Të padijshëm dhe të rrezikshëm. /ZËRI