Deda: Hashim Thaçi po i përqafon planet e Millosheviqit

Aktuale August 01, 2018 - 19:30
Lexo detajet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka kritikuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi për siç thotë ai kontestim të kufjeve të shtetit të vet. Sipas Dedës në Kosovë asnjëherë asnjë president nuk i kontestuar me dëshirë kufinjët e Kosovës, shkruan “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi kundërshton ndarjen, i hapur për 'korrigjim' të kufijve

“Nuk ka pasë President në Kosovë që me aq (mendje)lehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, e që me betimin e vet duhet ti mbrojë.  Secili duhet ta ketë të qartë që “korrigjimi i kufijve” është eufemizëm për ndarje të Kosovës, dhe asgjë tjetër. Mbyllja e syve para tmerrit që po e pret Kosovën i bën të gjithë bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e shtetit tonë - sipas planeve të Millosheviqit të vdekur që po i përqafon Kryetari i tanishëm i Kosovës”, ka shkruar Deda në një postim në Facebook. /ZËRI